Hungaria miraton ligjin kundër ‘Universitetit të Soros'

Publikuar tek: bota, më 18:49 04-04-2017 Hungaria miraton ligjin kundër ‘Universitetit të Soros'

Hungaria ka miratuar një ligj, që mund të detyrojë një universitet ndërkombëtar të largohet nga vendi.

Parlamenti me 199 deputetë votoi me 123 vota pro dhe 38 kundër, ligjin që vendos kufizime të ashpra mbi universitetet e huaja që operojnë në Hungari. Kjo është beteja më e fundit e shpallur nga kryeministri i djathtë i Hungarisë, Viktor Orban, kundër liberalizmit.

Shënjestër kryesore e ligjit besohet se është Universiteti i Europës Qendrore dhe themeluesi i tij, George Soros. Universiteti anglishtfolës, që ende financohet pjesërisht nga filantropi i lindur në Hungari, renditet mes 200 universiteteve më të mira në botë në 8 disiplina, shkruan "Top Channel".

Por, partia në pushtet - zyrtarët e së cilës i referohen universitetit si “Universiteti i Sorosit”, - e sheh atë si një bastion të liberalizmit. Kryeministri është një kritik i njohur i OJQ-ve liberale, që pjesërisht financohen nga 86-vjeçari Soros, me të cilin ka një marrëdhënie aspak të ngrohtë.

Ligji mund ta detyrojë Universitetin e Europës Qendrore të largohet nga Hungaria, ku ka zënë një seli të lakmueshme në qendër të qytetit, pasi ai kërkon që universitetet të kenë një kampus në kryeqytet, por edhe në vendin e origjinës.

Universiteti i Europës Qendrore ka vetëm një kampus, atë në Budapest. Ligji po ashtu nuk i lejon universitetet jashtë BE-së t’u japin diploma hungarezëve, pa një marrëveshje mes qeverive kombëtare, në këtë rast me Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht miratimit të ligjit, një zëdhënës i universitetit tha se lufta nuk ka përfunduar dhe se ligji do të kontestohet kushtetueshmërisht.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Iu dhamë Napoleonin, iu dhamë Nënë Terezën, mos doni dhe k.... që s'keni arritur ta provoni?!” shpërthen gazetari shqiptar ndaj mbështetësit të Marin Le Pen (DEBATI)
Gruaja shtatzënë rrihet e tërhiqet zvarrë, reagimi i kalimtarëve të le pa fjalë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010425090789795
array(1) { ["section"]=> string(59) "hungaria-miraton-ligjin-kunder-universitetit-te-soros-74108" }