Hurma fruti i stinës, zbuloni sëmundjet që shëron dhe pasojat nëse e konsumoni kur s’duhet

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:50 07-10-2016 Hurma fruti i stinës, zbuloni sëmundjet që shëron dhe pasojat nëse e konsumoni kur s’duhet

Hurma është fruti i stinës dhe ndër të preferuarat për shumë prej nesh.

 Hurma është konsideruar si fruti më e mirë për shëndetin tonë sepse përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyrna, kripëra minerale dhe hekur.

 Hurma shërben për një sërë sëmundje si anemia, dobësimi i përgjithshëm i organizmit, gjëndrat teroide, dhimbjet e barkut si dhe në lehtësimin e lindjeve normale të grave shtatzënë.

Ato për organizmin janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave natyrorë dhe për punë të mirë të zorrëve. Sheqeri natyror, i cili gjendet në hurma, është alternativë e përsosur për sheqerin e zakonshëm.

Ajo përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet. Hurmat kanë spektër të gjerë të vlerave shëndetësore dhe nutricioniste, për shkak të të cilave konsiderohet si pema më e shëndetshme në botë.

Njëra nga sëmundjet që kuron hurma është sëmundja e anemisë. Në këtë rast këshillohet të përdoret mjekimi me hurma, ku çdo ditë konsumohen 6 deri në 15 kokrra të pjekura rreth një orë para ose pas ushqimit për 15 ditë deri në 25 ditë.

 Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës si dhe diarresë kronike. Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut.

Përveç këtyre vetive të veçanta hurmat ndihmojnë edhe në rritjen e aktivitetit hormonal për të dy sekset.

Nëse konsumojmë 1 hurmë në ditë i bëjmë një nder të madh organizmit, pasi mund të marrim një sasi të konsiderueshme vitaminash. Hurma mund të ndihmojë në pastrimin e mushkërive, të asgjësojë nxehtësinë e brendshme, të parandalojë dizanterinë, të nxisë funksionin tretës etj.

Por duhet të bëni kujdes në lidhje më përdorimin e hurmës.

Nuk duhet të hani hurmë:

1. Me stomakun bosh

Kur jemi të uritur stomaku sekreton më shumë acide të tretjes. Hurma ka disa substanca që nëse bashkohen me acidet e stomakut mund të formojnë gurë, ulçer, gjakderdhjen dhe probleme të tjera serioze në stomak.

2. Disa hurma në të njëjtën kohë (Dëmtohen dhëmbët)

3. Konsumi i hurmës me fruta deti (Shkakton kapsllëk)

Tanina tek hurma mund të bashkohen me proteinë, kalcium, duke formuar një mbetje në stomak. Kjo përbërje stimulon organet e tretjes si stomak, zorrë etj dhe shkakton kapsllëk dhe fenomene të tjera.

4. Hurma me lëkurë (Krijon problem në stomak)

Kush nuk duhet të konsumojë shumë hurma?

1. Të gjithë ata që vuajnë nga anemia nuk duhet të konsumojnë shumë hurma, pasi mund të ndikojnë thithjen e hekurit.

2. Personat me diabet, pasi hurma ka shumë sheqer

3. Personat me gastrit kronik, keqtretje dhe sëmundje të tjera në aparatin tretës nuk duhet të konsumojnë shumë hurma.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076298713684082
array(1) { ["section"]=> string(95) "hurma-fruti-i-stines-zbuloni-semundjet-qe-sheron-dhe-pasojat-nese-e-konsumoni-kur-s-duhet-55442" }