Hyn në fuqi rihapja e përkohshme e qeverisë federale amerikane

Publikuar tek: bota, më 21:20 26-01-2019 Hyn në fuqi rihapja e përkohshme e qeverisë federale amerikane

Mbyllja më e gjatë në historinë e qeverisë amerikane përfundoi të premten kur Presidenti Donald Trump shtyu kërkesën e tij për financimin e një muri përgjatë kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, duke nënshkruar një ligj financimi tre-javor për rihapjen e agjensive qeveritare dhe për rikthimin në punë të 800 mijë punonjësve federalë.

Zyra për Menaxhimin dhe Buxhetin u dërgoi mbrëmë vonë një memorandum agjensive të mbyllura federale për t’i informuar se tashmë janë të hapura dhe se punonjësit mund të rikthehen në punë. Megjithatë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, financimi afatshkurtër synon t’u japë kohë ligjvënësve të trajtojnë çështjen e sigurisë kufitare.

Fluturimet ajrore pësuan vonesa përgjatë bregut lindor të Shteteve të Bashkuara, pasi punonjësit e papaguar të sistemit të kontrollit ajror filluan të mos paraqiten në punë...

E premtja shënoi edhe rrogën e dytë të humbur për punonjësit federalë, pas dy përpjekjeve të dështuara të Senatit për të rihapur qeverinë.

Ky akumulim problemesh detyroi Presidentin Trump të rihapë qeverinë deri më datën 15 shkurt, por pa një financim për murin kufitar. /VOA

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086760520935059
array(1) { ["section"]=> string(69) "hyn-ne-fuqi-rihapja-e-perkohshme-e-qeverise-federale-amerikane-150463" }