Hyn në fuqi Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave të BE, nis funksionimin Bordit

Publikuar tek: bota, më 18:31 25-05-2018 Hyn në fuqi Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave të BE, nis funksionimin Bordit

Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), prej ditës së sotme, hyn në fuqi në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian. 25 maji shënon njëkohësisht, nisjen e funksionimit të Bordit Evropian të Mbrojtjes së të Dhënave (EDPB).

Ky është organizmi më i lartë i BE që miraton aktet për mbikëqyrjen e zbatimit të unifikuar të Rregullores së Përgjithshme, në përputhje me nenet 63-76 të saj. Ky forum përbëhet nga titullarët e Autoriteteve kombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave të vendeve anëtare të BE dhe Supervizorit Evropian të Mbrojtjes së të Dhënave (EDPS). Ndërsa Komisioni Evropian merr pjesë në mbledhjet e Bordit, por pa të drejtë vote. Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është anëtare me statusin e vëzhguesit në këtë forum.

“Në një botë ku të dhënat trajtohen si monedhë, të drejtat e qytetarëve shpesh janë neglizhuar apo lënë në harresë. Ne nuk duhet të harrojmë faktin se individët duan dhe kanë të drejtë të mbrojnë të dhënat e tyre personale“ – vlerësoi znj. Andrea Jenilek - Presidentja e sapozgjedhur e Bordit- kreu i Autoritetit Austriak të Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Ky organizëm do të nxisë bashkëpunimin efektiv mes Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe është i mandatuar të zgjidhë me vendime detyruese mosmarrëveshjet në rastet e përpunimit ndërkufitar të të dhënave.

Rregullorja e Përgjithshme sjell shumë risi dhe përmirësime në raport me Direktivën 95/46. Ky dokument ka si pika referimi transparencën, përgjegjshmërinë, sigurinë dhe etikën në përpunimin e të dhënave personale. Ajo adreson problematika të verifikuara ndër vite nga procesi i përparimit të vrullshëm teknologjik, si pjesë e zhvillimit tërësor ekonomiko-social të këtyre vendeve dhe më gjerë. Rregullorja e Përgjithshme u jep qytetarëve kontroll mbi të dhënat e tyre, duke u garantuar një gamë të madhe shërbimesh, por, parashikon edhe forcimin e penaliteteve ndaj kontrolluesve, si masë parandaluese për shkeljet në këtë fushë. Rregullorja e Përgjithshme u miratua në prill të vitit 2016, së bashku me Direktivën për transferimin e të dhënave për qëllime të hetimit policor apo gjyqësor.

Rregullorja e Përgjithshme e BE dhe Konventa 108 e modernizuar e Këshillit të Evropës (ndryshimet u miratuan javën e kaluar) janë dy kolonat ku do të mbështet përafrimi i legjislacionit shqiptar në këtë fushë. Zyra e Komisionerit ka nisur procesin e adoptimit të këtyre dokumentave në sistemin rregullator kombëtar, për të garantuar trajtim bashkëkohor të kësaj të drejte kushtetuese të qytetarëve shqiptarë.

sdferg3e4hdeh.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012395143508911
array(1) { ["section"]=> string(101) "hyn-ne-fuqi-rregullorja-e-pergjithshme-e-mbrojtjes-se-te-dhenave-te-be-nis-funksionimin-bordit-122087" }