Hyn në fuqi VETTINGU në Polici: Preken 12 mijë efektivë, gratë e fëmijët e tyre! Nga pronat te alkooli, të gjitha në ‘sitë’...

Publikuar tek: aktualitet, më 10:05 22-03-2018 Hyn në fuqi VETTINGU në Polici: Preken 12 mijë efektivë, gratë e fëmijët e tyre! Nga pronat te alkooli, të gjitha në ‘sitë’...

Hyn në fuqi pas miratimit në Kuvend, Vettingu në Polici.

12 mijë efektivë do hyjnë në “sitën e verifikimit”! Madje jo vetëm blutë e policisë, Gardës së Republikës e SHÇB por edhe gratë e fëmijët e tyre të cilët i kanë mbushur 18 vjeç.

Kësisoj, nëse një llogari të thjeshtë, të paktën 50 mijë persona do të hyjnë në “skanerin” e ministrisë së Brendshme.

Nga deklarimi i pasurisë, vlerësimi i saj e te kontrolli i figurës, çdo punonjës do duhet të deklarojë:

- të ardhurat personale dhe ato të personave të lidhur me të sipas certifikatës familjare

-udhëtimet private personale apo të personave të lidhur jashtë shtetit gjatë 3 viteve të fundit uke specifikuar shtetin, vendin e qendrimit, kohëzgjatjen, shpenzimet...

-arsimimin e fëmijëve, madhorë apo të mitur, në momentin e deklarimit apo të personave të lidhur duke deklaruar fillimin, llojin e institucionit arsimor, emrin e institucionit, pagesat, kohëzgjatjen e studimeve...

-sendet e paluajtshme të fituara, të tjetërsuara apo të përdorura, të fituara, poseduara

- sendet e luajtshme të fituara, të tjetërsuara apo të përdorura me vlerë 300 000 lekë, përfshirë mjetet motorike të fituara, poseduara apo përdorura

-investimet apo mjete të tjera financiare që përfshijnë kuotat e shoqërive tregtare, titujt e kredisë, licencat, patenta apo të drejta të tjera

-llogaritë bankare brenda apo jashtë vendit

-detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë

-të gjitha marrëdhëniet juridike

-burimet e krijimit të pasurive

Krahas këtyre, 12 mijë punonjësit do duhet të deklarojnë nëse kanë varësi ndaj alkoolit, nëse janë përdorues drogërash, nëse janë  të përfshirë në favore. Mosbashkëpunimi ose refuzimi për të bashkëpunuar, asgjësimi, vonesat apo sjelljet e papështatshme gjatë procesit referohen në prokurori si vepër penale./ newsbomb.al

pol2.jpg

 

pol.jpgpol1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Situatë e rrezikshme në vend, pritet stuhi detare në gadishullin e Karaburunit (SI DO JETË MOTI NË VAZHDIM)
Kërkohet NDËRHYRJE E MENJËHERSHME në Shkodër, përmbyten shkollat dhe bllokohen rrugët »
Article Logic
Execution time: 0.012326002120972
array(1) { ["section"]=> string(124) "hyn-ne-fuqi-vettingu-ne-polici-preken-12-mije-efektive-grate-e-femijet-e-tyre-nga-pronat-te-alkooli-te-gjitha-ne-site-114103" }