"Kaos" në shkollën e Princit George, arrestohet një grua

Publikuar tek: bota, më 08:13 14-09-2017

Një grua u arrestua nga policia britanike në Londër, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë një vjedhje në shkollën e princit George, djalit të Kate Middleton dhe princit William, nipit të mbretëreshës Elizabet.

Gruaja 40-vjeçare hyri në institutin St. Thomas’s Battersea, ndërsa pak minuta më vonë u arrestua.

Autoritetet kanë shtuar masën e sigurisë në këtë institut arsimor.

Policia londineze është shprehur se po punojnë me shkollën e frekuentuar nga madhëria e tij princi George, për të rivlerësuar masat e sigurisë pas këtij incidenti.

Pas ngjarjes nuk është evidentuar ndonjë element që mund të përbënte rrezik për vogëlushin George apo fëmijët e tjerë.

Princi George, 4 vjeç, është i treti në rradhë si trashëgimtar i fronit mbretëror. Ai nisi institutin parashkollor në datën 7 shtator, institut ky që frekuentohet nga 560 fëmijë nga mosha 4 deri në 13 vjeç.

BAT-Welcome-2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “KATASTROFA”: Rreziqet e 10 miliardë njerëzve në vitin 2050
Terror në Francë, një person thërret “Allahu Ekber”dhe sulmon 7 persona »
Article Logic
Execution time: 0.013140916824341
array(1) { ["section"]=> string(58) "hyn-ne-shkollen-e-princit-george-arrestohet-nje-grua-92284" }