Një person ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të pallatit të sportit "Ramazan Njala".
Mësohet se një person ka hyrë në ambientet e një kabine elektrike të amortizuar për të kryer nevojat personale, por aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ka humbur jetën menjëherë.
Deri tani mendohet se është ngjarja aksidentale, ndërsa policia ka nisur hetimet.