Dy shqiptarë janë ndaluar në aeroportin e Berlinit në Gjermani pasi nuk kishin leje qëndrimi në këtë shtet, ndërsa bashkë me ta janë arrestuar edhe një turk dhe një shtetas iranian.
Pas kontrolleve, autoritetet konstatuan se të ndaluarit nuk kishin asnjë dokument që të justifikonin qëndrimin atje.
Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije dyshohet se kanë hyrë ilegalisht dhe më pas janë punësuar në mënyrë të paligjshme. Ata tashmë kanë një afat kohor për t’u larguar nga Gjermania.