Hynë me dhunë në shtëpinë e të riu dhe e vodhën, arrestohet dy hajdutët në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:31 13-07-2019 Hynë me dhunë në shtëpinë e të riu dhe e vodhën, arrestohet dy hajdutët në Tiranë Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 autorët e vjedhjes së 29 vjeçarit me iniciale M.M.

Pas kallëzimit se dy persona i kishin hyrë në banesë dhe nëpërmjet dhunës i kishin marrë orën dhe celularin, autoritetet kanë vënë në pranga dy hajdutët.

Bëhet fjalë për shtetasit me inciale K.A., 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe XH.F., 28 vjeç, edhe ky i dënuar më parë për vjedhje dhe prodhim e shitje te narkotikëve.

Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale orën dhe aparatin celular që këta shtetas i kishin marrë me dhunë shtetasit M.M

Tiranë/ Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, falë reagimit të shpejtë dhe profesional vunë në praga dy autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë të 29 vjeçarit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 1, pas kallzimit të marrë nga shtetasi M.M, se dy persona i kishin hyrë në banesë dhe nëpërmjet dhunës i kishin marrë orën dhe celularin, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe në bazë të infoiramcioneve të marra në rrugë operative brenda një kohe të shkurtër u bë e mundir identifikimi, kapja dhe arrstimi i autorëve të dyshuar, konkretisht:

  • • K.A., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".
  • • XH.F., 28 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"

Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale orën dhe aparatin celular që këta shtetas i kishin marrë me dhunë shtetasit M.M

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, në ngarkim të K. A dhe XH. F

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022379159927368
array(1) { ["section"]=> string(87) "hyne-me-dhune-ne-shtepine-e-te-riu-dhe-e-vodhen-arrestohet-dy-hajdutet-ne-tirane-172080" }