Hynë në vilë për t’i grabitur, maskat plagosin rëndë burrë e grua biznesmenë në Tiranë (Emrat-Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:40 19-01-2020 Hynë në vilë për t’i grabitur, maskat plagosin rëndë burrë e grua biznesmenë në Tiranë (Emrat-Foto) Foto nga vendi i ngjarjes, çifti i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët në Allias mbrëmjen e sotme ku persona të maskuar kanë plagosur me armë zjarri një çift bashkëshortësh gjatë tentativës për t'i grabitur.

Nga të dhënat paraprake mësohet se të shtënat me armë janë dëgjuar nga të gjithë banorët në rrugën “Njazi Meka” dhe ngjarja ka ndodhur brenda vilës së një çifti bashkëshortësh.

Për pasojë ka mbetur i plagosur Petrit dhe Afërdita Laze, burrë e grua, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës por ndodhen në gjendje kritike për jetën. Mësohet se 60-vjeçari Petrit Laze është plagosur me një plumb në bark.

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në vilën e çiftit të bashkëshortëve për t’i grabitur, dhe më pas i kanë qëlluar me armë zjarri sapo janë pikasur.

Dy të plagosurit kanë në pronësi dy dyqane furrë buke në Tiranë. Ata janë me origjinë nga Skrapari dhe janë zhvendosur në Tiranë rreth viteve '94-95.

dfghdfhdfhderh4rh.jpg

Foto: Petrit dhe Afërdita Laze, të plagosur rëndë nga maskat gjatë tentativës së grabitjes në banesën e tyre në Allias

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sytë e vajzës 17-vjeçare, e cila gjithashtu ndodhej në banesë dhe tashmë po jep dëshminë që konsiderohet kyçe për zbardhjen e ngjarjes nga uniformat blu.

Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Deri tani janë shoqëruar në polici 15 persona.

Informacion paraprak nga Policia:

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes

Foto nga vendi i ngjarjes, rruga "Njazi Meka" në Allias. Vila dy katëshe e çiftit të plagosur ndodhet në krahun e djathtë të rrugës

grerhe45h45h.jpg

hfghrtj5rj5rj.jpg

fgdfgdfgdfg.jpg

fghdfghdfghdfhdfh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13647198677063
array(1) { ["section"]=> string(104) "hyne-ne-vile-per-t-i-grabitur-maskat-plagosin-rende-burre-e-grua-biznesmene-ne-tirane-detaje-foto-192537" }