Hyri në lokal me pistoletë, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Publikuar tek: aktualitet, më 09:54 19-02-2020 Hyri në lokal me pistoletë, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi ka hyrë në lokalë me armë zjarr.

Më pas shtetasit A. S., i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale pistoleta ‘Elol’, te cilën e mbante pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët.

Hyri në lokal me armë zjarri me vete, arrestohet në flagrancë një 38-vjeçar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën "Shqiponjat", pas telefonatës së marrë në sallën operative të DVP Durrës se në ambientet e një lokali ndodhej një person i armatosur, organizuan punën dhe menjëherë shkuan në adresën e dhënë nga qytetari.

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë "Ekol", të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065209865570068
array(1) { ["section"]=> string(65) "hyri-ne-lokal-me-pistolete-arrestohet-38-vjecari-ne-durres-195720" }