Hyri sot në Parlament, 77 vjeçari tregon historinë e tij: Jam shumë i lumtur, jam rritur jetim

Publikuar tek: politike, më 23:12 16-05-2019 Hyri sot në Parlament, 77 vjeçari tregon historinë e tij: Jam shumë i lumtur, jam rritur jetim

Kreu i Partisë së Pensionistëve Selami Jenishehri, është deputeti më i ri i Parlamentit, i cili është betuar sot dhe që po sot ka mbushur 77 vjeç.

I ftuar në emisioni 'Të paekspozuarit' Jenishehri ka thënë se është shumë i lumtur që është bërë pjesë e Parlamentit, madje ka treguar dhe se është rritur jetim.

'Jam rritur me sakrifica të jashtëzakonshme. Jam rritur jetim. Kam mbaruar për matematikë dhe fizikë. Kam pasur role të veçanta në parti, kam qenë drejtues i Partisë Demokristiane. Kisha emocion të madh dhe kjo është dita më e lumtur , sot që kam mbushur 77 vjet. Unë sot u ula në karrigen e deputetit Fatmir Mediut.

Partia fillimisht ka lindur me një drekë në lokal. Aty mblidheshin njerëz të mirë. Atëherë mendova se do të bëj një parti që t’ju dalë zot pensionistëve. Kam ndihmuar pikërisht pensionistët me sa kam mundur. Prandaj, kam hapur Partinë e Pensionistëve të Shqipërisë. Partitë e mëdha na kanë parë si armike sepse kurrë nuk kam vjedhur. Kam qenë në koalicion me PS dhe me PD dhe e dinë se kurrë nuk vjedh', përfundoi Selami Jenishehri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0082299709320068
array(1) { ["section"]=> string(98) "hyri-sot-ne-parlament-77-vjecari-tregon-historine-e-tij-jam-shume-i-lumtur-jam-rritur-jetim-164626" }