Hyrja në parlament e deputetit të PDIU, flet analisti: Ka pasur probleme gjyqësore, nuk përbën asnjë garanci

Publikuar tek: politike, më 22:10 05-01-2018 Hyrja në parlament e deputetit të PDIU, flet analisti: Ka pasur probleme gjyqësore, nuk përbën asnjë garanci

Heqja e mandatit të deputetëve Gledjon Rehovica dhe Aqif Rakipi solli futjen në parlament të dy emrave që pasonin në listë, ku nga LSI është Silva Caka dhe nga PDIU Dritan Bici.

Duke folur për këtë çështje analisti i njohur Afrim Kransiqi ka thënë se rikthimi i deputetes Silva Caka është një element pozitiv.

Ndërsa për deputetin e ri të PDIU Dritan Bici, Kransiqi u shpreh se është një figurë që ka pasur probleme me ligjin dhe nuk përbën ndonjë garanci për hjetën publike në vend.

“Njëra nga kandidatet rikthehet në parlament, kjo është pozitive. Ndërsa kandidatura tjetër është një problem siç ka qenë presonazhe të tjerë edhe më herët. Kandidati që vjen ka pasur disa procese gjyqsore dhe probleme dhe nuk përbën asnjë garanci për jetën politike në vend”,- tha Afrim Krasniqi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010293960571289
array(1) { ["section"]=> string(112) "hyrja-ne-parlament-e-deputetit-te-pdiu-flet-analisti-ka-pasur-probleme-gjyqesore-nuk-perben-asnje-garanci-105583" }