I akuzuar për korrupsion, ish-mbreti i Spanjës largohet nga vendi

Publikuar tek: bota, më 22:08 03-08-2020 I akuzuar për korrupsion, ish-mbreti i Spanjës largohet nga vendi

Ish-Mbreti i Spanjës, Juan Carlos, i cili drejtoi vendin nga diktatura në demokraci, akuzohet për korrupsion.

‘Cnn’, raporton se ai ka marrë vendimin që të largohet nga vendi.

Në një letër drejtuar djalit të tij, Mbretit Felipe VI, ish mbreti shkruan se pas ngjarjeve të fundit ka marrë vendimin që të largohet nga vendi.

“I udhëhequr nga bindja për të sjellë më të mirën për spanjollët, institucionet e saj dhe për ty si Mbret, po të informoj mbi vendimin që kam marrë për t’u larguar nga Spanja”, shkruan Carlos në një letër të postuar në faqen zyrtare të Familjes Mbretërore.

Ish-mbreti spanjoll është nën hetim për korrupsion, pasi një gazetë raportoi se kishte përfituar një shumë prej disa miliona eurosh nga Arabia Saudite.

Zyrtarët spanjollë kundër korrupsionit dyshojnë se ish-mbreti mbajti disa fonde të padeklaruara në Zvicër.

Gjithashtu, qeveria spanjolle ka thënë se "drejtësia është e barabartë për të gjithë" dhe se hetimet do të vazhdojnë.

82-vjeçari hoqi dorë nga froni në vitin 2014 pas një sërë skandalesh.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019184827804565
array(1) { ["section"]=> string(71) "i-akuzuar-per-korrupsion-ish-mbreti-i-spanjes-largohet-nga-vendi-215983" }