I akuzuar për rryshfet, Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 17 vite burg

Publikuar tek: bota, më 07:58 30-10-2020 I akuzuar për rryshfet, Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 17 vite burg Ish presidenti i Koresë së Jugut Lee Myung-bak / AFP

Ish presidenti i Koresë së Jugut Lee Myung-bak, është detyruar të kthehet në burg dje (29 Tetor), pasi Gjykata e Lartë e vendit mbështeti pretencën për dënimin e tij me 17 vjet burg për ryshfet.

Konservatori Lee, shërbeu si president nga 2008 në 2013, dhe kishte dalë me kusht në pritje të vendimit sepse kishte apeluar më herët vendimin e Gjykatës së Apelit. Por Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit dhe dje policia u pa në shtëpinë e tij në Seul.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se vendimi i Gjykatës së Lartë nuk i nënshtrohet apelit të mëtejshëm dhe tashmë në moshën 78-vjeçare, me një dënim 17 vite, ish-presidenti Lee ka të ngjarë të vdesë në burg nëse nuk merr faljen presidenciale.

Të katër ish-presidentët të Koresë së Jugut janë ose prapa hekurave ose kanë vuajtur dënime me burg, shpesh si rezultat i hetimeve të filluara nga pasardhësit e tyre, të cilët janë rivalë politikë.

Lee u dënua për herë të parë për përvetësim dhe pranim të ryshfetit në fund të vitit 2018 dhe u burgos. Gjykata e Apelit më vonë e rriti dënimin e tij në 17 vjet, por i dha atij mundësinë të bënte rekurs në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë të enjten la në fuqi dënimin e tij me 17 vite burg, për përvetësimin e 25.2 miliardë dollarëve (22 milion dollarë amerikanë) dhe pranimin e ryshfetit në total prej 9.4 miliardë dollarë.

Lee gjithashtu i nënshtrohet një gjobe prej 13 miliardë dollarë dhe duhet të humbasë asete prej 5.7 miliardë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studimi i fundit në Japoni: Sa mbrojtje mund të ofrojnë maskat?
»
Article Logic
Execution time: 0.010592937469482
array(1) { ["section"]=> string(86) "i-akuzuar-per-rryshfet-ish-presidenti-i-korese-se-jugut-denohet-me-17-vite-burg-225748" }