I akuzuar për vrasje në Vlorë, ekstradohet nga Italia 32 vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 09:23 07-12-2019 I akuzuar për vrasje në Vlorë, ekstradohet nga Italia 32 vjeçari

Interpol Tirana në bashkëpunim homologët ka ekstraduar nga Milano drejt vendit tonë shtetasin me iniciale E.A.

Mësohet se 32 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Sakaq, ai dyshohet se është autori i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi V. D.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tirana me homologët për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.

Kapet në Itali dhe ekstradohet drejt Shqipërisë një shtetas i dyshuar për vrasje.

Nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit shqiptar E. A. alias A. M., 32 vjeç, lindur në Memaliaj.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi E. A. dyshohet se është autori i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi V. D.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029380083084106
array(1) { ["section"]=> string(70) "i-akuzuar-per-vrasje-ne-vlore-ekstradohet-nga-italia-32-vjecari-188665" }