I akuzuar për vrasjen e studentes greke, i riu shqiptar flet nga qelia (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:51 16-04-2019 I akuzuar për vrasjen e studentes greke, i riu shqiptar flet nga qelia (VIDEO)

Thyen heshtjen nga qelia i riu shqiptar, Aleksandër Luca, i akuzuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi në Rodos.

Mediat greke raportojnë se pas një kohe të gjatë më në fund shqiptari i akuzuar për vrasjen makabre ka folur.

19-vjeçari foli ekskluzivisht në agjencinë e lajmeve Star. Ai është pyetur lidhur me deshminë që ka dhëne shoku i tij grek, 21 vjeçari Manolis Koukouras me te cilin ishin natën e ngjarjes.

Greku ka thënë se 19-vjeçari është fajtor i vetëm, ndërkohe qe ai vete nuk ka marrë pjese në krim. Për 19-vjeçarin duket se ky ishte një lajm i papritur, ndërsa u pergjigj: “Unë nuk e di dhe mua nuk më intereson se çfarë thotë greku. Unë kam një avokat”.

Greku dhe shqiptari nuk kanë kontaktin më të vogël në burg. Ekspertiza psikiatrike e porositur nga hetuesi i Rodosit ka përfunduar dhe fsheh surpriza për të dy të pandehurit.

.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069828033447266
array(1) { ["section"]=> string(82) "i-akuzuar-per-vrasjen-e-studentes-greke-i-riu-shqiptar-flet-nga-qelia-video-160600" }