I armatosuri futet në taksi, kërcënon shoferin me pistoletë dhe i kërkon paratë (Video)

Publikuar tek: bota, më 11:51 10-03-2016

Një 18-vjeçar i armatosur është futur në një taksi dhe ka kërcënuar me pistoletë shoferin duke i kërkuar paratë e tij, por fatmirësisht për shoferin, policia ka qenë shumë afër.

Ngjarja ka ndodhur në Pennsylvania të SHBA-së, ndërsa 18-vjeçari, Victor Martinez-Herrera në momentin që është futur në taksi nuk ka parë makinën e policisë që ka qenë mbrapa. Policët kanë dalë nga makina e tyre sepse pavarsisht se u ndez semafori, makina e taksisë ka mbetur në vend pa lëvizur.

Në video duket se shoferi, Ralph Valletta i ka dhënë të armatosurit paratë e tij, por 18-vjeçari ka kërkuar edhe portofolin e shoferit, duke menduar se ai ka pasur më tepër para. Në atë moment policia ka parë të armatosurin dhe e ka arrestuar. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të armatosurit futen në oborrin e shtëpisë dhe hapin zjarr, 5 të vdekur e 3 të plagosur
Video: Plas sherri mes femrave në aeroplan për shkak të muzikës së lartë »
Article Logic
Execution time: 0.011108875274658
array(1) { ["section"]=> string(90) "i-armatosuri-futet-ne-taksi-kercenon-shoferin-me-pistolete-dhe-i-kerkon-parate-video-34727" }