I arratisur për 17 vite, arrestohet i shumëkërkuari

Publikuar tek: bota, më 17:46 25-01-2020 I arratisur për 17 vite, arrestohet i shumëkërkuari Parthasarthie Kapoor

Parthasarthie Kapoor, 47 vjeç është arrestuar pas 17 viteve në arrati.

I akuzuar për sulm seksual dhe posedim të pornografisë për fëmijë, Kapoor ishte larguar nga Kanadaja në vitin 2003.

47 vjeçari akuzohet se ka sulmuar pesë viktima midis viteve 1998 dhe 2003 në Montreal.

Autoritetet kishin lëshuar urdhër-arreste në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku besohej se ai ishte fshehur.

Sipas raporteve të policisë, Kapoor u kap duke u përpjekur për të hipur në avionin që do e çonte në vendlindjen e tij, në Indi.

Ai ndodhet në paraburgim në SHBA, ndërsa pritet të bëhën proçedurat e ekstradimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025435924530029
array(1) { ["section"]=> string(57) "i-arratisur-per-17-vite-arrestohet-i-shumekerkuari-193137" }