I arrestuan të dehur, çifti ia nis seksit brenda makinës së policisë

Publikuar tek: bota, më 18:46 17-09-2019 I arrestuan të dehur, çifti ia nis seksit brenda makinës së policisë Foto ilustruese

Policia në SHBA thotë se një çift kanë kryer seks në makinën e policisë pasi u arrestuan teksa ngisnin biçikletën në gjendje të dehur, në plazhin e Floridas.

Sipas Sherifit të Nassau, çifti u ndalua pasi kundërshtoi arrestimin, por pasi i futën në makinën e policisë, ata nisën të kryejnë marrëdhënie seksuale, më pas një prej tyre u arratis lakuriq.

Aaron Thomas dhe Megan Mondanaro akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë me dhunë, kryerje të akteve të turpshme dhe ekspozim të organeve gjenitale në publik.

Polici që i arrestoi tha se djali dhe vajza ishin të dehur teksa ngisnin biçikletën dhe për pak shkaktuan aksident. Ai i vendosi në makinën e patrullës në pritje të një tjetër mjeti nga policia për t’i çuar në paraburgim. Por çifti nisi të zhvishej dhe filluan të bënin seks.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.064224004745483
array(1) { ["section"]=> string(74) "i-arrestuan-te-dehur-cifti-ia-nis-seksit-brenda-makines-se-policise-178792" }