I arrestuan vëllain me armë dhe kokainë, jep dorëheqjen Drejtori i Transportit Rrugor

Publikuar tek: barometri, më 08:36 23-10-2018 I arrestuan vëllain me armë dhe kokainë, jep dorëheqjen Drejtori i Transportit Rrugor

Jep dorëheqjen Drejtori i Transportit Rrugor Arben Isaraj. Ky vendim vjen pas arrestimit të të vëllait Altin Isaraj mëngjesin e sotëm.

 

Ky i fundit akuzohet për ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Vëllai i Drejtorit të Transportit rezulton me precedentë të mëparshëm penal. "Largohem që mos ndikoj në procesin e hetimit të tim vëllai", thuhet në letrën e dorëheqjes së drejtorit të patentave drejtuar kryeministrit Rama.

Isaraj është arrestuar në kuadër të operacioneve të zhvilluara nga RENEA dhe FNSH gjatë mbrëmjes së djeshme. 

Kujtojmë se mbrëmë ranë në pranga ish deputetët e PS, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

letra.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025814056396484
array(1) { ["section"]=> string(91) "i-arrestuan-vellain-me-arme-dhe-kokaine-jep-doreheqjen-drejtori-i-transportit-rrugor-138761" }