I arrestuari i vetëm për atentatin ndaj Arjan NDOJËS, Redjan RRAJA dërgon çështjen në Gjykatën e Apelit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:41 08-11-2019 I arrestuari i vetëm për atentatin ndaj Arjan NDOJËS, Redjan RRAJA dërgon çështjen në Gjykatën e Apelit Redjan Rraja

I arrestuari për atentatin e 1 nëntorit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, Redjan Rraja ka apeluar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila caktoi masën ‘’arrest me burg’’ dy ditë më parë.

Avokati mbrojtës i Rrajës Besnik Çerekja  kërkon që klienti i tij të fitojë lirinë. Ai e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Apelit.

34-vjeçari Redjan Rraja u ndalua në pikën kufitare të Hanit të Hotit midis Shqipërisë dhe Malit të Zi teksa po tentonte të largohej nga vendi jonë. Ai u ndalua pasi policia gjeti në automjetin e braktisur të atentarovë në Shkafanë një palë syze, në të cilat gjendeshin gjurmët e gishtave të Redjan Rrajës. Pavarësisht provave materiale, Rraja ka refuzuar kategorikisht të ketë lidhje me atentatin. Ndërkohë, uniformat blu janë në ndjekje të personave të tjerë të përfshirë në atentatin e 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit. Si pasojë e plagëve të rënda, humbi jetën ditën e djeshme Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja, ndërsa vetë ky i fundit dhe Landi Muharremi i shpëtuan vdekjes.

Ndoja akuzohet nga qeveria se ka lidhje me grupe të strukturuara kriminale. Pista kryesore në të cilën po hetojnë prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Anton Martini është çështja e pronave në Durrës. Në automjetin ku udhëtonte Ndoja, Maloku dhe Muharremi u gjetën dokumentet e grabitura të prokurorisë së Durrësit si dhe dosja e vrasjes së gjyqtarit të Vlorës Skerdilajd Konomi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074610710144043
array(1) { ["section"]=> string(109) "i-arrestuari-i-vetem-per-atentatin-ndaj-arjan-ndojes-redjan-rraja-dergon-ceshtjen-ne-gjykaten-e-apelit-185156" }