I ati vuante nga sëmundja e rëndë, Shkurte Gashi tregon çfarë i ndodhi nga pikëllimi në koncert

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:36 17-10-2019 I ati vuante nga sëmundja e rëndë, Shkurte Gashi tregon çfarë i ndodhi nga pikëllimi në koncert

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Shkurte Gashi ka treguar një moment shumë të hidhur në jetën e saj.

Në një intervistë për "Prive", Shkurte tregoi se babai i saj ka vuajtur nga sëmundja e kancerit dhe e ka përjetuar shumë keq.

Ajo tha se mendoi të ndërpriste koncertet, madje në një koncert kishte qenë duke u rrëzuar.

"Isha e shokuar atë ditë. Në atë mërzi, unë shkova në Tiranë për këngën e re dhe kam qarë duke ditur sëmundjen e babait tim. Deshi Zoti ia doli. Kjo është edhe arsyeja pse e vonova projektin. Unë doja t'i ndërpreja të gjitha aktivitetet e mia në koncerte. Në një mbrëmje kam qenë duke u rrëzuar prej emocioneve. Mendoja se nuk mund t'i kënaqja fansat nga mërzia e madhe që kisha. Kur përfundova pjesën time të këndimit, fansat më kthyen tre herë në skenë. Ishte shenjë prej Zotit që të bëhem e fortë dhe të vazhdoj", tregoi Shkurte.

auto_shkurte1561306729.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030423879623413
array(1) { ["section"]=> string(101) "i-ati-vuante-nga-semundja-e-rende-shkurte-gashi-tregon-cfare-i-ndodhi-nga-pikellimi-ne-koncert-182460" }