Iu bë dje atentat, Marion Mitro: Isha duke ecur, nuk i kam parë autorët! Tentativa për të eleminuar anëtarin e ‘Grupit të Tritolit’

Publikuar tek: aktualitet, më 10:36 27-01-2021 Iu bë dje atentat, Marion Mitro: Isha duke ecur, nuk i kam parë autorët! Tentativa për të eleminuar anëtarin e ‘Grupit të Tritolit’ Shenjestra e atentatit ne Vlore, Marion Mitor

Marion Mitro, mbeti i plagosur mesditën e djeshme në Vlorë, për shkak të një atentati me armë zjarri, i cili fatmirësisht nuk u realizua siç ishte planifikuar.

Mësohet se atentatorët e kanë ndjekur Mitron teksa ai ecte në trotuar, në afërsi të Bibliotekës së Vlorës, dhe kanë qëlluar dy herë në drejtim të tij. Plumbat e kapën në këmbë 49 vjeçarin dhe ai u dërgua menjëherë nga kalimtarët në spital.

Autorët, të maskuar dhe me syze, u larguan me shpejtësi nga venngjarja, me një mjet tip Land Rover nga i cili qëllluan dy herë me pistoletë me silenciator. Pistat në të cilat po heton policia janë të shumta, nisur dhe nga e shkuara e Marion Mitros.

49 vjeçari ka thënë para hetuesve se ka qenë duke ecur kur i bën atentat dhe nuk i ka parë autorët. “Nuk kam konflikt me njeri” ka thënë Mitro.

Burimet bëjnë me dije se atentati ka pasur për qëllim eleminimin e Marion Mitros, jo paralajmërimin, pavarësisht se ka shkuar keq. 15 persona janë shoqëruar deri tani në Policinë e Vlorës, për t’u pyetur për këtë ngjarje.

Ndër pistat kryesore ku janë përqëndruar hetuesit është rivaliteti mes bandave të Vlorës. Vetë Marion Mitro është dënuara me vendim të formës së prerë dhe ka vuajtur dënimin, pasi ka qenë pjesë e “Grupit të Tritolit” në Vlorë.

49 vjeçari ka dalë nga burgu pak kohë më parë pasi u dënua me 8 vite burg sepse i vendosi tritol makinës së ish-Prefektit të Vlorës Besnik Dervishaj. Kur mjeti i Dervishajt po futej në kryeministri, Garda zbuloi se nën makinën e tij ishte vendosur një sasi tritoli, e cila u çaktivizua.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr mes dy të rinjve në Durrës, plagoset me thikë një 19-vjeçar
I vodhi paratë pacientit me Covid-19, Urdhri i Infermierit i heq licencën e punës Ronida Hysës »
Article Logic
Execution time: 0.01325798034668
array(1) { ["section"]=> string(131) "i-be-dje-atentat-marion-mitro-isha-duke-ecur-nuk-i-kam-pare-autoret-tentativa-per-te-eleminuar-anetarin-e-grupit-te-tritolit-236566" }