I bëhet tamponi i radhës, zbulohet përgjigjja për Cristiano Ronaldon

Publikuar tek: sport, më 19:45 30-10-2020 I bëhet tamponi i radhës, zbulohet përgjigjja për Cristiano Ronaldon Cristiano Ronaldo

Merr fund pritja. Cristiano Ronaldo ka rezultuar negativ pas tamponit të radhës të kryer ditën e sotme.

Sulmuesi u infektua me Kombëtaren portugeze dhe prej 19 ditësh nuk ka zbritur në fushë, por ka qendruar në karantinë.

Në dy testet e para Ronaldo rezultoi pozitiv, ndërsa në tamponin e sotëm ka ardhur përgjigja e dëshiruar për Juventusin dhe trajnerin Pirlo, me sulmuesin që ka rezultuar negativ.

Në këtë mënyrë, Ronaldo do të bashkohet nesër me skuadrën dhe në ndeshjen e së dielës ndaj Spezias me shumë mundësi do të jetë në stol.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Momente emocionuese për Izmir Smajlaj, atleti i jep fund BEQARISË (VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.0091581344604492
array(1) { ["section"]=> string(74) "i-behet-tamponi-i-radhes-zbulohet-pergjigjja-per-cristiano-ronaldon-225836" }