I bëri sfidë Curri, studiuesi Erald Kapri publikon dokumentin: Shqipëria ka hequr ligjin e luftës në 1943

Publikuar tek: aktualitet, më 07:47 24-10-2020 I bëri sfidë Curri, studiuesi Erald Kapri publikon dokumentin: Shqipëria ka hequr ligjin e luftës në 1943 FotoMontazh: Curri - Kapri

Studiuesi Erald Kapri ka publikuar mbrëmjen e djeshme një dekret të botuar në Fletoren Zyrtyare, që tregon se në vitin 1943 Shqipëria ka rrëzuar dekretin për ligjin e luftës, me të gjitha shtetet.

Ka qenë analisti Arjan Curri ai që ka sfiduar Kaprin dhe studiuesit e tjerë që të gjenin një akt zyrtar të botuar në Fletoren Zyrtare që tregonte se Shqipëria kishte hequr ligjin e luftës. Menjëherë, Erald Kapri ka nxjerr dokumentin që tregon se Shqipëria ka shfuqizuar këtë ligj.

“Shteti shqiptar, edhe pse i pushtuar në atë kohë, vendosi të ishte asnjanës. Është gjë e madhe kjo, kemi pasur një elitë politike shumë të zgjuar”, tha studiuesi.

“Është një dekret i Viktor Emanuelit, që sipas pushtuesve ishte dhe mbreti i Shqiptarëve. Dekreti u bë pasi iu shpall luftë Francës, por dekreti nuk ka kaluar në parlamentin shqiptar. Asambleja e fundit e zgjedhur e vitit 1936 nuk u mblodh më kurrë nga italianët, ky akt i marrë nga Viktor Emmanuel, është rrëzuar në janar të ’43. Ky ishte një dekret i panjohur nga aleatët”, vijoi Kapri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtëllungat e tymit duken në gjithë Elbasanin, FOTO nga djegia e servisit, 3 zjarrfikëse në betejë me flakët
Me 2 kg marijuanë në kufirin me Greqinë, arrestohet 50-vjeçari (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.011019229888916
array(1) { ["section"]=> string(110) "i-beri-sfide-curri-studiuesi-erald-kapri-publikon-dokumentin-shqiperia-ka-hequr-ligjin-e-luftes-ne-1946-224950" }