'I bëri video-montazh Bashës', reagon Bardhi: Sulme banale, Rama nuk ka ide, përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet e tij

Publikuar tek: politike, më 21:56 03-04-2020 'I bëri video-montazh Bashës', reagon Bardhi: Sulme banale, Rama nuk ka ide, përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet e tij

Kryeministri Edi Rama publikoi ditën e sotme një videomontazh në instagram, ku ishin bashkuar dy sekuenca fjalësh të Lulzim Bashës, teksa dëgjohej të thoshte "Besoj se shqiptarët janë mjaftueshëm të stresuar për të më dëgjuar mua të flas nga mëngjesi në darkë broçkulla".

Në lidhje me këtë ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

Përmes një shënimi në facebook, Bardhi thotë se Rama nuk ka ide dhe është i papërgatitur, kësisoj përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet e tij me sajesa e sulme banale.

"Çdo ditë e humbur sot kushton jetë!", shkruan Bardhi.

Capture16.PNG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093820095062256
array(1) { ["section"]=> string(124) "i-beri-video-montazh-bashes-reagon-bardhi-sulme-banale-rama-nuk-ka-ide-perpiqet-te-heqe-vemendjen-nga-deshtimet-e-tij-201257" }