Partia e qendrës së djathtë të kancelares Angela Merkel, zgjodhi sot Armin Laschet, guvernatorin pragmatik të shtetit më të populluar të Gjermanisë, si udhëheqësin e saj të ri.
59-vjeçari Armin Laschet është kryetari i ri federal i Unioni Kristian-Demokrat, (CDU).
Armin Laschet, kryeministër i shtetit perëndimor Rhine-Westphalia, doli fitues përballë Friedrich Merz, duke siguruar 521 vota të 1 mijë e një delegatëve të partisë.
“Dua të bëj gjithçka në mënyrë që të qëndrojmë të bashkuar gjatë këtij viti … dhe pastaj të sigurohemi që kancelari i ri në zgjedhjet federale të jetë nga unioni (CDU / CSU),” tha Laschet.