I biri 6-muajsh infektohet me koronavirus, nëna e frikësuar, ja simptomat

Publikuar tek: bota, më 12:49 23-03-2020 I biri 6-muajsh infektohet me koronavirus, nëna e frikësuar, ja simptomat

Një nënë, foshnja e së cilës është diagnostikuar me Covid-19 ka paralajmëruar nënat e tjera se si të dallojnë shenjat nëse fëmija i tyre është prekur nga koronavirusi.

 

Laura Pearson, nga Britania, ka treguar të gjitha simptomat që ka pasur djali i saj  gjatë 48 orëve të fundit. Foshnja e prekur me koronavirus 6 muajshe me emrin Gruff fillimisht ka pasur ethe dhe temperaturë. Pas shenjave të para prindërit menjëherë e kanë dërguar në spital.

“Im bir kishte simptoma së pari, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, me temperaturë të lartë, të dridhura, dhe kollë”, – u shpreh e ëma.

Të enjten, Gruff filloi të shfaq simptoma të theksuara të koronavirusit. Pearson tregon se filloi të kishte një kollë të thatë dhe temperaturë të vazhdueshme.

Pasi gjendja e vogëlushit vazhdoi të përkeqësohej, prindërit e ridërguan në spital. Pasi i’u nënshtrua testit për koronavirusin ai rezultoi pozitiv.

Ndërkaq, foshnja gjashtë muajsh kishte dhe diarre me copa gjaku të cilën disa mjekë e kanë cilësuar si një simptomë të rrallë të COVID-19. Tani foshnja ndodhet në spital në kujdesin mjekësor.

Kujtojmë se numri i viktimave ka shkuar në 281 në Britani, ndërsa janë regjistruar edhe 665 raste të tjera të identifikuara me koronavirus.

91089202_2574256186189720_8931867173341626368_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010142087936401
array(1) { ["section"]=> string(78) "i-biri-6-muajsh-infektohet-me-koronavirus-nena-e-frikesuar-ja-simptomat-199740" }