I biri denoncon në newsbomb.al: Mjeku urolog më rrahu babain (Dëshmia)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:28 27-07-2015 I biri denoncon në newsbomb.al: Mjeku urolog më rrahu babain (Dëshmia)

Një denoncim ka ardhur para pak minutash në agjencinë tonë ku Klaudio Jazaj, 22 vjeç, dëshmon dhunën e ushtruar ndaj babait të tij. Sipas tij, mjeku urolog Kim Drrasa ka nxjerrë jashtë dhe ka goditur me grushta pacientin me inicialet N.J.

I biri e tregon kështu ngjarjen: “Sot, rreth orës 11:00, në Poliklinikën numër 3 të Specialiteteve, pranë mjekut Urolog Kim Drrasa, u paraqit pacienti N. J për të marrë shërbimin nga ky mjek. Babai im kishte ditë që ishte paraqitur pranë urgjencës së QSUT dhe kishte marrë shërbimin atje për problemet e tij, konsulta këto të zhvilluara në një nga ditët kur stafi i poliklinikës e ka pushim dhe nuk mundëson shërbim. Doktorët e QSUT e kishin drejtuar tim atë ne poliklinikën e lagjes për të marrë nnjë rekomandim I cili duhej firmosur nga doktor Kim Drrasa dhe të përcillej sërish në QSUT sipas procedurave, pasi gjendja e babait kërkonte që të ndiqej nga specialistët e QSUT. Pacienti N.J ka marrë rekomandimin pranë mjekut familjar dhe ka shkuar për ta firmosur nga “mjeku specialist” Kim Drrasa. Në momentin që është paraqitur pranë mjekut, ky i fundit i ka kërkuar ta priste jashtë derës. Im atë duke menduar se mjeku mund të kishte ndonjë punë personale, ka dalë ta presë jashtë. Jo pak po gjysëm ore. Pas maratonës së pritjes, jo sikur po priste të konsultohej me mjekun por sikur po priste për qef një koktejl nga baristi, është futur sërish në dhomën e mjekut dhe i ka shpjeguar problemin e tij. Mjeku Kim Drrasa e ka nxjerrë përjashta duke e goditur me grushte mes shpatullave dhe e ka kërcënuar mos hapë gojë”.

Është kjo dëshmia që djali i pacientit N.J, Klaudio Jazaj sjell në newsbomb.al duke pohuar se shqetësimin e tij do ia përcjellë ministrit ndërsa ka bërë edhe denoncimin në polici.

Stafi ynë do tentojë në vazhdim, të kontaktojë edhe me mjekun e akuzuar nga Jazaj për të ditur edhe versionin e tij mbi ngjarjen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022020816802979
array(1) { ["section"]=> string(80) "i-biri-denoncon-ne-newsbomb-al-dhunen-e-mjekut-urolog-ndaj-te-atit-deshmia-17104" }