I biri e goditi mizorisht me sëpatë në ballë, niset drejt Traumës 67-vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 09:59 17-07-2019 I biri e goditi mizorisht me sëpatë në ballë, niset drejt Traumës 67-vjeçari

Niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë, 67-vjeçari i cili u godit me sëpatë nga i biri mëngjesin e sotëm në Lushnje.

Mësohet se Kujtim Veliu, ështyë godit me sëpatë në ballë nga djali i tij, Dritan Veliu, 30 vjeç.

Fillimisht, 67-vjeçari u dërgua në spitalin e Lushnjes, por për shkak të gjendjes së rënduar ai është nisur drejt Traumës në kryqytet.

Sakaq, Kujtim Veliu ishte i pajisur me urdhër mbrojte nga i biri.

Policia sqaroi se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, në lagjen "Xhevdet Nepravishta" Lushnje, ku Dritan Veliu për motive të dobëta ka goditur me sëpatë babain e tij, shtetasin Kujtim Veliu.

Njoftimi i policisë: 

Sot rreth orës 08:00 në lagjen "Xhevdet Nepravishta" Lushnje, shtetasi D.V, 30 vjeç,  për motive të dobëta ka goditur me sëpatë babain e tij, shtetasin K.V, 67 vjeç.

Pasi ka goditur babain, shtetasi D.V është larguar nga vendngjarja por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë e cila ishte në ndjekje të tij.

Shtetasi K.V ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018970966339111
array(1) { ["section"]=> string(82) "i-biri-e-goditi-mizorisht-me-sepate-ne-balle-niset-drejt-traumes-67-vjecari-172465" }