I biri u vetëvra me armën e ish-drejtorit Artan Cuku, flet babai i Agim Dakës: Pamjet që kemi dorëzuar në polici

Publikuar tek: aktualitet, më 13:59 10-04-2017 I biri u vetëvra me armën e ish-drejtorit Artan Cuku, flet babai i Agim Dakës: Pamjet që kemi dorëzuar në polici

Flet babai i Agim Dakës, të riut që u vetëvra 12 vite më parë në zyrën e Artan Cukut, ish-drejtorit të Policisë së Vlorës i ekzekutuar me 5 plumba në ashensorin e pallatit të tij, dy ditë më parë në Tiranë.

Prelë Daka, ka pohuar se çështja mes ish-drejtorit dhe familjes së tij është mbyllur vite më parë.

“E kemi mbullur çështjen dhe jemi pajtuar sipas kanunit. Artan Cuku ka bërë be se djali im Agimi u vetërra. Unë dhe familja ime e kemi besuar Artan Cukun. Kemi dorëzuar pamjet nga pajtimi në xhami. Djemtë i shoqëruan por deklaruan se nuk kanë lidhje”, u shpreh babai i Agim Cukut për News 24.

Policia ka nisur hetimet për vrasjen e ish-drejtorit dhe po heton edhe në pistën e hakmarrjes lidhur me ngjarjen e 12 viteve më parë ku Agim Daka u vetëvra me pistoletën e Artan Cukut, pikërisht në zyrën e këtij të fundit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në 12 qarqe dorëzohen 73 armë, 44.401 fishekë, 65 granata, 63 krehëra, 78 ndezësa... (BILANCI I PLOTË)
Ç’po ndodh tani në autobusin e unazës, policët konfliktohen më qytetarët (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010524988174438
array(1) { ["section"]=> string(116) "i-biri-u-vetevra-me-armen-e-ish-drejtorit-artan-cuku-flet-babai-i-agim-dakes-pamjet-qe-kemi-dorezuar-ne-polici-74705" }