I bllokuan pasaportën, kryebashkiaku krejt i qetë: PS s’ka lidhje me këtë çështje, unë do dal i PASTËR

Publikuar tek: politike, më 13:18 24-02-2018 I bllokuan pasaportën, kryebashkiaku krejt i qetë: PS s’ka lidhje me këtë çështje, unë do dal i PASTËR

“Unë jam i PDIU. PS nuk ka lidhje me këtë çështje”. Kështu është shprehur kryebashkiaku i Rrogozhinës Beqir Nuredini i cili akuzohet për abuzimet me pronat në Spille.

Nuredinit i është bllokuar edhe pasaporta dhe i është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje” por duket se këto gjëra nuk e shqetësojnë. Ai është shprehur sot i sigurtë për pafajësinë e tij që siç tha, do e vërtetojë hetimi në fund.

“Nuk kam asnjë arsye ta konsideroj sulm politik, unë jam i PDIU. Me Partinë Socialiste kam bashkëpunuar për projektet financiare të zonës, por s’ka të bëjë më çështjen në fjalë .Kur hetimi të mbyllet do jem jashtë çështjes, pas hetimeve të Prokurorisë do dal i pastër”, ka deklaruar Nuredini para gazetarëve .

beqir_nired.png

VENDIMI I GJYKATËS PËR ABUZIMET ME PRONAT! “Arrest me burg” për:

Asim Arkaxhiu

 Aldo Kila

 Shpendi Dema

 Arben Daja

Artur Tosku

Gjykata ka rikonfirmuar ndërkaq, masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, për biznesmenin Idlir Karkini.

Masa “detyrim paraqitje” për:

kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Beqir Nuredini

Arben Kaja

Pezullim nga detyra për Arbër Aliun.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091729164123535
array(1) { ["section"]=> string(106) "i-bllokuan-pasaporten-kryebashkiaku-krejt-i-qete-ps-s-ka-lidhje-me-kete-ceshtje-une-do-dal-i-paster-111303" }