I burgosuri arratiset dhe përshkron 200 km në këmbë për të surprizuar vajzën e tij

Publikuar tek: bota, më 16:22 29-09-2016 I burgosuri arratiset dhe përshkron 200 km në këmbë për të surprizuar vajzën e tij

I burgosuri Vasily Bech, 37 vjeç, arriti të arratisej nga dyqani i fruta-perimeve ku institucioni e kishte caktuar të punonte, për të takuar vajzën e tij 8 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Tomsk të Rusisë, ku 37 vjeçari arriti t’i shpëtonte rojeve të armatosura dhe për gati dy ditë përshkroi në këmbë rreth 200 km, kryesisht në mes të pyjeve.

I ndodhur prej 2 vitesh në burg, Bech i duheshin edhe 4 vite të tjera për të shlyer dënimin të dhënë për tentativë vrasjeje, grabitje dhe drogë. Ai u arrestua pikërisht në fshatin Molchanovo ku jeton vajza e tij Anna së bashku me mamanë e saj.

Tashmë Vasily Bech do të përballet më një shtesë të dënimit me 4 vite të tjera si dhe do i duhet të paguaj faturën me shpenzimet e policisë ruse të kryera për kërkimin e tij.

inside_daughter.jpg

inside_route.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fjalimi i 9-vjeçares në Kuvend po bën xhiron e botës, mes lotësh flet për të drejtat e njerëzve me ngjyrë
Doktori shpjegon si ta ndaloni menjëherë lemzën »
Article Logic
Execution time: 0.011029958724976
array(1) { ["section"]=> string(88) "i-burgosuri-arratiset-dhe-pershkron-200-km-ne-kembe-per-te-surprizuar-vajzen-e-tij-54535" }