I çmendur nga xhelozia, shqiptari tenton të mbysë gruan me tel

Publikuar tek: rajon, më 21:18 26-09-2020 I çmendur nga xhelozia, shqiptari tenton të mbysë gruan me tel

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia italiane në Xhenova pasi tentoi të mbysë me tel gruan e tij, kjo e fundit shtetase italiane.

Mediat fqinje bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ndërsa shkak mendohet të ketë qenë xhelozia e tepërt e shqiptarit.

41-vjeçarja ka mundur të shpëtojë, duke bindur në sekondat e fundit burrin që të mos e vrasë dhe ta dërgojë në spital.

Sapo mbërritën në spital, shqiptari u arrestua nga policia. Fqinjët e tyre thanë se çifti, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, kishte probleme dhe ishin drejt divorcit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010860919952393
array(1) { ["section"]=> string(68) "i-cmendur-nga-xhelozia-shqiptari-tenton-te-mbyse-gruan-me-tel-221789" }