Një sasi rekord kokaine, plot 613 kg e 350 g, është kapur brenda një kamioni me banane mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit.
Ky i fundit, i cili drejtonte kamionin me drogë, mesa duket ka qenë tejet “transparent” me miqtë e të njohurit e tij sa i takon punës që bënte, shkruan newsbomb.al.
Edhe në përshkrimin në facebook, Armando Pezaku shkruante se punonte si shofer kamioni. “I çoj mill partizanëve”, shkruan te të dhënat kamionisti i kokainës. E pra, “milli” rezultoi kokainë... E ndërsa “partizanët” janë në kërkim, shoferi i kamionit ndodhet tashmë në qeli.