‘I dashur mik, ju jeni pavdekësuar’, Vuçiç uron Peter Handken për marrjen e çmimit Nobel

Publikuar tek: rajon, më 21:32 10-12-2019 ‘I dashur mik, ju jeni pavdekësuar’, Vuçiç uron Peter Handken për marrjen e çmimit Nobel Aleksandar Vucic dhe Peter Handke

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka uruar shkrimtarin austriak Peter Handke për marrjen e çmimit Nobel në Letërsi. 

Ajo që ka tërhequr vëmendjen në urimin e presidentit serb ka qenë fakti që e ka quajtur shkrimtarin i dashur mik, duke dëshmuar edhe afrimitetin me të.

Dhënia e këtij çmimi ka nxitur shumë reagime pasi Peter Handke njihet si mik dhe përkrahës i ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç i njohur edhe si kasapi i ballkanit.

Gjatë udhëheqjes së Millosheviçit në kohën e shpërbërjes së Federatës Jugosllave dhe luftërave që solli kjo shpërbërje, presidenti aktual serb Vuçiç, ishte vartës i Vojislav Sheshelit dhe ministër i Informacionit në kabinetin qeveritar serb të asaj kohe, transmeton newsbomb.al.

‘I dashur mik, pranoni urimet e mia të sinqerta. Si laureat i Çmimit Nobel, ju jeni pavdekësuar. Ky çmim është një çmim për veprën tuaj të shquar letrare, për njohurinë dhe krijimtarinë tuaj, por edhe për cilësitë tuaja të pakrahasueshme morale, për guximin dhe dinjitetin, për luftën me idealet tuaja të një intelektuali të lartë. Serbia ju konsideron një mik të vërtetë dhe, unë do të jem i lirë të them se ne e ndjejmë çmimin tuaj Nobel si të fituar nga një prej nesh. Tani, me Ivo Andriç, ne po festojmë një tjetër fitues të Çmimit Nobel. Shpresoj, i dashur mik, për vizitën tuaj së shpejti në Serbi’, ka thënë në urimin e tij për Handken, presidenti serb Vuçiç.

Dhënia e çmimit për shkrimtarin austriak Peter Handke, shkaktoi reagim të madh në opinionin publik pasi ai ka përkrahur hapur regjimin e Slobodan Millosheviçit gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022588014602661
array(1) { ["section"]=> string(91) "i-dashur-mik-ju-jeni-pavdekesuar-vucic-uron-peter-handken-per-marrjen-e-cmimit-nobel-189021" }