‘I denjë për skenar filmash’! Nis me NDRYSHIME 'Shqiptarët për Shqiptarët'! Jo Ola, por vetë Elvisi merr ‘frerët’ e drejtimit

Publikuar tek: aktualitet, më 17:51 18-10-2019 ‘I denjë për skenar filmash’! Nis me NDRYSHIME 'Shqiptarët për Shqiptarët'! Jo Ola, por vetë Elvisi merr ‘frerët’ e drejtimit Ilir Hoxholli, Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri

Nis sonte sezoni i ri i “Shqiptarët për Shqiptarët”, emisioni më i ndjekur bamirës në Shqipëri.

Veçse këtë herë, vjen me ndryshime të mëdha dhe me një format krejt ndryshe.

Moderatorja e njohur Ola Bruko s’do të jetë më nën drejtimin e emisionit dhe siç mëson newsbomb.al do të jetë vetë Elvis Naçi ai i cili do moderojë gjithçka. Megjithatë, Ola konfirmon se do vazhdojë të jetë pjesë e ekipit të madh pa qartësuar fiks atë që do bëjë.

Si gjithmonë krah Elvisit mbeten Sidrit Bejleri dhe Ilir Hoxholli.

Ky i fundit, pak orë para fillimit të emisionit thotë se ajo që do të ndodhë sonte në orën 21:00 është e denjë për skenar filmash, por nuk zbulon më shumë.

“Sonte starton në  ‘News 24’, ora 21:00. Çfarë historie është sot, sot do të flasin vetë personazhet e historisë, përballje vlerash, sot do të heshtim ne, do të flasin ata... ky veprim qe do të ndodhë është i denjë për skenar filmash, por jo, është ngjarje reale, që kalon çdo kufi njerëzor... jepini mundësi familjeve tuaja të ushqehen me vlera, sot lereni tek ‘News 24’ , do të më kujtoni. Zoti ju ruajt të gjithëve!”, shkruan Hoxholli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075521469116211
array(1) { ["section"]=> string(123) "i-denje-per-skenar-filmash-nis-me-ndryshime-shqiptaret-per-shqiptaret-jo-ola-por-vete-elvisi-merr-freret-e-drejtimit-182617" }