Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 6 vite e 8 muaj burg, për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, të kryer në bashkëpunim”.
Policia bën me dije se sot, më datë 02.05.2017, Efektivat e Komisariatit të Policisë Kukës në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, konkretisht:- Vullnet Spahiu, 31 vjeç, banues në fshatin Kolosjan, Kukës.
“Kapja dhe ndalimi i Spahiut u bë pasi, Gjykata Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, me Vendimit nr.20, datë 05.02.2014, e ka dënuar me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj heqje lirie, për veprën penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, të kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 109/1 dhe 25 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.