I dënuar me 10 vite burg, arrestohet i shumëkërkuari ( EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:17 16-01-2018 I dënuar me 10 vite burg, arrestohet i shumëkërkuari ( EMRI)

Policia kufitare Borsh ka vënë në pranga shtetasin Artan Muça, 51-vjeç i dënuar me 10 vite burg. 

51-vjeçari nga Tirana ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi ishte dënuar nga Gjykata me 10 vite burg për mashtrim.

Strukturat Policore të Stacionit të Policisë Kufitare Borsh në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit, kanë ndaluar autorin në fshatin Lukovë, Himarë.

Shtetasi Muça do të shoqërohet pranë ambienteve të Policsë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare, Borsh, kap një shtetas të dënuar me 10 vite burg, për veprën penale ''Mashtrimi'' . Strukturat Policore të Stacionit të Policisë Kufitare Borsh në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit, kanë kapur e ndaluar në fshatin Lukovë, Himarë, shtetasin e shpallur në kërkim: Artan Muça, 51 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi i lartpërmendur ka rezultuar shtetas i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale ''Mashtrimi'', të parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal. Shtetasi do të shoqërohet pranë ambienteve të DVP.Tiranë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makina shpërthen në flakë gjatë ecjes në Tiranë (Video)
Anulimi i dëmshpërbimit për të përndjekurit, reagon Basha: Nuk do të pranojmë kurrë pazar me gjakun e paraardhësve »
Article Logic
Execution time: 0.010970115661621
array(1) { ["section"]=> string(63) "i-denuar-me-10-vite-burg-arrestohet-i-shumekerkuari-emri-106811" }