Policia e Tropojës ka arrestuar në orët e para të ditës së sotme një person të shpallur në kërkim, në qytetin e Bajram Currit. Në kuadër të operacionit të koduar “Valbona”, është arrestuar shtetasi Vladimir Biberaj, i dënuar me 11 vite e 4 muaj burg.
Më datë 23 mars të këtij viti, Biberaj është dënuar me më shumë se 11 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje “ dhe “Armbajtie pa leje”. Tashmë materialet shtesë të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë së Tropojës.