I dënuar me 12 vite burg për vrasje në Çeki, bllokohet në kufi shqiptari

Publikuar tek: aktualitet, më 19:16 04-07-2015 I dënuar me 12 vite burg për vrasje në Çeki, bllokohet në kufi shqiptari Foto ilustruese

Në Pikën e Kalimit Kufitar  Qafë –Prush  në hyrje,  është bërë bllokimi dhe  ndalimi i shtetasit Kosovar të dënuar me 12 vite burg për “Vrasje” në Pragë.

Policia sqaron se “Më datë 03.07.2015, në  PKK Qafë –Prush, gjatë rregjistrimit në hyrje të shtetasit Kosovar:Shukri Hoti  41 vjeç, lindur dhe banues ne Rugovë të Komunës Gjakovë të  Kosovës, ky shtetas ka rezultuar person i shpallur  në kërkim ndërkombëtar . Nga verifikimet ne sistemin e -ASF (interpol) rezulton se ky shtetas eshte i shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpol Praga /Republika e Çekise pasi:Gjykata e Pragës/Çeki me vendimin nr 43T12/1999 të datës 24.05.2006 e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet burg për veprën penale të "Vrasjes"U komunikua me Prokurorin  e Kukësit , ku u  krye arrestimi provizor i  shtetasit kosovar Shukri Hoti me qëllim ekstradimi “

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në Shkodër, qytetarët në tubim të heshtur për turistët e vrarë. Mbajnë në duar flamurin çek
Ndalohet punonjësi në Bankën e Nivelit të Dytë, iu gjetën regjistrime pornografike me të mitur »
Article Logic
Execution time: 0.011502981185913
array(1) { ["section"]=> string(77) "i-denuar-me-12-vite-burg-per-vrasje-ne-ceki-bllokohet-ne-kufi-shqiptari-15349" }