I dënuar me 18 vite burg, 'Dërmënas' arreston 45-vjeçarin (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:13 09-10-2019 I dënuar me 18 vite burg, 'Dërmënas' arreston 45-vjeçarin (VIDEO)

Policia e Fierit në bashkëopunim me FNSH dhe Interpol Tirana ka arrestuar një 45 vjeçar,  i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite e katër muaj burg.

Policia bën me dije se Operacioni u zhvillua në fshatin Dërmënas, ku në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar, në banesën e tij u kap dhe ndalua shtetasi:

  • F. G., 45 vjeç, banues në Dërmënas.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20.01.2016, pasi Gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale "Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha".

Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu "Karabinë".

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073680877685547
array(1) { ["section"]=> string(67) "i-denuar-me-18-vite-burg-dermenas-arreston-45-vjecarin-video-181380" }