I dënuar me 3 vjet për plagosje në Greqi, Prokuroria nis hetimet për Qerim Ismailajn

Publikuar tek: aktualitet, më 10:55 14-01-2020 I dënuar me 3 vjet për plagosje në Greqi, Prokuroria nis hetimet për Qerim Ismailajn

Sektori i Dekriminalizmit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur sot hetimet për kreun e Bashkisë së Mallakstrës, Qerim Ismailajt.

Mësohet se Prokuroria ka dërguar kërkesën për të marrë shenjat e gishtave të Ismailajt.

Qerim Ismailaj sipas denoncimit të PD disa ditë më parë, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000, për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.

Ky është denoncimi i katërt i PD-së për kryebashkiakët socialist, pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës që u largua nga detyra, pasi i doli dënimi në Itali, Agim Kajmakut të Vorës që i doli dënimi në Greqi, dhe të Mark Babanit krybashkiak i Vaut të Dejës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074789524078369
array(1) { ["section"]=> string(90) "i-denuar-me-3-vjet-per-plagosje-ne-greqi-prokuroria-nis-hetimet-per-qerim-ismailajn-192007" }