I dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, arrestohet fieraku i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, në pranga edhe një 26-vjeçar

Publikuar tek: aktualitet, më 09:28 26-09-2020 I dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, arrestohet fieraku i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, në pranga edhe një 26-vjeçar Ilustruese

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg.

 

Arrestohet në flagrancë një tjetër për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të kontrolleve, nga specialistët e Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Y. D., 54 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i 54-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Plug, konstatuan të mbjella disa bimë narkotike cannabis sativa. Nga hetimet e kryera rezulton se autor i kultivimit të këtyre bimëve është shtetasi J. H., 26 vjeç, banues në Plug, Lushnje( i dënuar më parë për "Kultivim të bimëve narkotike").

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe heroinë si edhe fara bime narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë 26-vjeçarin për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike", si edhe proceduan penalisht për "Moskallëzim krimi" shtetasin e mitur A. D., pasi ka patur djeni për këto bimë të kultivuara dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010643005371094
array(1) { ["section"]=> string(149) "i-denuar-me-4-vite-e-8-muaj-burg-arrestohet-fieraku-i-shpallur-ne-kerkim-per-prodhim-dhe-shitje-lendesh-narkotike-ne-pranga-edhe-nje-26-vjecar-221712" }