Një 35 vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke në Doganën e Kakavijës. Ky shtetas rezulton i dënuar nga drejtësia italiane dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet O.T, i dënuar nga drejtësia në Itali me 5 vite burg dhe një gjobë prej 50 mijë eurosh. Ai rezulton se ka qenë i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të drogës drejt Italisë.
Autoritetet e doganës e kanë shoqëruar 35 vjeçarin shqiptar në Janainë dhe pritete që ai të ekstradohet në Itali.