I dënuar me 5 vite burg në Itali, arrestohet i shumëkërkuari në Tiranë (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:52 17-06-2019 I dënuar me 5 vite burg në Itali, arrestohet i shumëkërkuari në Tiranë (EMRI)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 52-vjeçar me qëllim ekstradimi, i kërkuar nga drejtësia italiane.

Blutë bëjnë të ditur se nga ana e shërbimeve të Seksionit të Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, u bë e mundur kapja e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bilbil Elezaj, 52 vjeç, banues ne Tiranë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tirana, pasi Autoritetet Gjyqësore në Bolonjë / Itali me vendimin nr. SIEP 815/2018 dt. 25. 10. 2018 e kanë dënuar me 5 vjet burg për veprën penale "Kanosja me anë të shtrëngimit për dhënie pasurie" parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga ZQK Interpol Tiranë, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029201030731201
array(1) { ["section"]=> string(81) "i-denuar-me-5-vite-burg-ne-itali-arrestohet-i-shumekerkuari-ne-tirane-emri-168541" }