I dënuar me 7 vite burg nga Krimet e Rënda, arrestohet 46-vjeçari i shumëkërkuar (EMRI-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:29 26-05-2019 I dënuar me 7 vite burg nga Krimet e Rënda, arrestohet 46-vjeçari i shumëkërkuar (EMRI-VIDEO)

Policia ka arrestuar një 46-vjeçar të shpallur në kërkim. Sipas policisë në pranga ka rënë Qamil Muçaj, 46 vjeç, banues në Mallakastër.

Ky i fundit është dënuar 7 vite e 4 muaj burg për "Trafikim të lëndëve narkotike" nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Njoftimi i plotë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas për "Trafikim të lëndëve narkotike" i dënuar me 7 vite e 4 muaj burg.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Qamil Muçaj, 46 vjeç, banues në Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me Vendimin e datës 21.05.2018, e ka dënur me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale "Trafikim të lëndëve narkotike".

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.059621810913086
array(1) { ["section"]=> string(97) "i-denuar-me-7-vite-burg-nga-krimet-e-renda-arrestohet-46-vjecari-i-shumekerkuar-emri-video-165743" }