I dënuar me burg për dhunë dhe përdhunim, ekstradohet drejt Italisë shqiptari

Publikuar tek: aktualitet, më 07:25 25-10-2018 I dënuar me burg për dhunë dhe përdhunim, ekstradohet drejt Italisë shqiptari Foto ilustruese

Një 42-vjeçar i dënuar në Itali për disa vepra penale, është ekstraduar nga Interpol Tirana drejt Italisë.

Sipas burimeve zyrtare mësohet se nga ZQK Interpol Tirana, u ekstradua për në Itali, shtetasi A. K., 42 vjeç, banues në Prizren Kosovë, i arrestuar me qëllim ekstradimi pasi është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Kanosja”.

“Më datë 23. 10. 2018, nga ZQK Interpol Tirana, u ekstradua për në Itali, shtetasi A. K., vjeç 42, banues në Prizren Kosovë, i arrestuar me qëllim ekstradimi më datë 11. 09. 2018, pasi Autoritetet Gjyqësore Itali, e kanë dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Kanosja”. Nenet 81, 609/b, 610 dhe 612 të Kodit Penal Italian”, njofton polica.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044165849685669
array(1) { ["section"]=> string(83) "i-denuar-me-burg-per-dhune-dhe-perdhunim-ekstradohet-drejt-italise-shqiptari-139012" }