'I dënuar më parë', kandidati i KLGJ letër Kuvendit: S’kam gënjyer në formularin e Dekriminalizimit, ja ç’ka ndodhur me mua (LETRA)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:46 24-01-2018 'I dënuar më parë', kandidati i KLGJ letër Kuvendit: S’kam gënjyer në formularin e Dekriminalizimit, ja ç’ka ndodhur me mua (LETRA)

Pas akuzave të Partisë Demokratike se kandidati i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Altin Hazizaj është dënuar me vendim të formës së prerë, ka reaguar ky i fundit duke thënë se është e pavërtetë.

Hazizaj ka treguar se është ndaluar në mënyrë të jashtëligjshme nga policia në vitin 1996 kur ishte gazetar i “Koha Jonë”, por është lënë më pas i lirë.

 Ditën e sotme Haziaj i ka dërguar letër Kuvendit, si dhe kërkesën lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij nga prokuroria se ka gënjyer në formularin e Dekriminalizimit,

 “Per te gjithe miqte, shoket, koleget dhe miqte e mire gazetare, qe kane raportuar gjithe keto dite me seriozitet dhe profesionalizem ne lidhje me kandidimin tim per ne KLGJ. Sot ne mengjes, kam dorezuar dhe protokolluar prane Kuvendit te Shqiperise, letren dhe kerkesen time, ne lidhje me akuzen e padrejte dhe teper te gabuar te bere nga Prokuroria e Pergjithshme, qe me pas eshte aplifikuar per qellimet e tyre nga disa parti politike dhe politikane, qe une kam genjyer ne Formularin e vetedeklarimit. Kam renditur ne kete leter, qe po e ndaj sot publikisht, te gjitha faktet dhe rrethanat e 22 viteve me pare, ne menyre qe kurdo emri im te permendet neser gjate punimeve te Kuvendit dhe votimit qe do te behet per kete qellim, te shihni qarte se cilet jane ata qe do te genjejne ne syte tane, ne syte e njerezve te thjeshte, ne syte e profesionisteve te vertete, mbi jeten dhe kontributin qe ne te gjithe japim per shoqerine dhe vendin tone, Shqiperine. Jane ata qe e kane shpene sistemin e drejtesise buze gremines dhe qe neser do te therrasin e ulerasin po ne emer te drejtesise! LUFTA PER DREJTESI VAZHDON!”, shkruan Hazizaj, ndërsa zbardh edhe letrën e dërguar në kuvend. 

27152861_10211902530020669_1994047879_n.jpg

27394549_10211902530180673_185701906_n.jpg

27152729_10211902529980668_1149889749_n.jpg

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gruaja shqiptare tenton të vetëflijohet përpara Pallatit të Drejtësisë në Itali
Panik te pediatria e QSUT në Tiranë, prindi polic nxjerr armën pas sherrit për rradhën e pritjes »
Article Logic
Execution time: 0.010690927505493
array(1) { ["section"]=> string(131) "i-denuar-me-pare-kandidati-i-klgj-leter-kuvendit-s-kam-genjyer-ne-formularin-e-dekriminalizimit-ja-c-ka-ndodhur-me-mua-letra-107752" }